Ylli i Tottenhamit rrëfen për sfidat me të cilat u përball gjatë shërbimit ushtarak


Sport


Gazeta Express

03/06/2020 13:28

Ylli i Tottenhamit, Son Heung-Min, ka bërë të ditur se ai i kishte shijuar sfidat e vështirë me të cilat ishte përballur gjatë shërbimit të tij ushtarak për tre javë në Kore të Jugut.

Shërbimi ushtarak në Kore të Jugut ka qenë i detyrueshëm që
nga viti 1957 dhe të gjithë djemtë duhet të shërbejnë për 21 muaj në ushtri,
mes moshës 18 dhe 28-vjeçare. Kjo do të kishte bërë që Son të ishte detyruar ta
linte anash karrierën si futbollist në Tottenham për pothuajse dy vjet në
kulmin e karrierës, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ylli i Tottenhamit dhe bashkëlojtarët e tij në
Kombëtaren e Koresë së Jugut e zvogëluan këtë periudhë duke e fituar medaljen e
artë në Lojërat Aziatike 2018. Tani ata janë të detyruar të bëjnë shërbim
ushtarak vetëm për tre javë.

27-vjeçari shfrytëzoi vendimin për ndërprerjen e
aktiviteteve sportive në Angli për ta kryer këtë detyrim në vendlindjen e tij,
ndërsa tani edhe e ka komentuar këtë përvojë të tijën.

“Ishte një përvojë e mirë. Nuk mund të tregoj për gjithçka që
bëra atje, por me të vërtetë e shijova. Ata ishim djelmosha shumë të këndshëm.
Tre javët atje ishin të vështirë, por unë tentova t’i shijoj”, ka thënë Son.

“Në ditën e parë ne as nuk e njihnim njëri-tjetrin, kështu që
situata ishte paksa e çuditshme. Por, shumë shpejt ne filluam ta njohim njëri-tjetrin.
Ne e kaluam çdo ditë së bashku në një dhomë – dhjetë persona”.

“Ishim shumë të afërt me njëri-tjetrin, punonim bashkë dhe e
ndihmonim njëri-tjetrin, kështu që kjo ishte fantastike”.

Son kishte qenë me trupat e marinës në Ishujt Jeju, që është
në pjesën jugore të Koresë së Jugut. /Gazeta Express/