Këngëtari Young Zerka pritet që së shpejti të publikojë albumin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Ai këto ditë po qëndron në Prishtinë, ku është duke punuar rreth këngëve të këtij albumi, por nuk ka dashur të zbulojë shumë detaje.

Zerka ka publikuar disa fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku shkruan “Një tjetër ditë pune në këngë të mira për albumin tim, qëndroni të gjithë”.

Kujtojmë se kënga e fundit e Young Zerkës mbetet “Konflikt”, e publikuar në tetor të vitit që e lamë pas. /Lajmi.net/