Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari vazhdon të rrëmbejë vëmendje me paraqitjet e saj, shkruan lajmi.net.

Ajo vitet e fundit nuk ka qenë shumë aktive në muzikë, por është e angazhuar më shumë në fushën e biznesit.

Në paraqitjet e saj në rrjete sociale, Zaimina merr vëmendje të madhe, ngase çdo herë shfaqet me shumë stil dhe në top-formë.

Njësoj ishte edhe së fundi, kur pubklikoi fotografi e veshur me një fustan rozë, i cili ia theksonte linjat trupore.

Ajo së fundi ka bërë një ndryshim tek flokët, andaj dukej më ndryshe prej herave të tjera. /Lajmi.net/