Zemërohet Rooney, pasi miku i infektuar me koronavirus i shkon në shtëpi për vizitë


Futboll


Gazeta Express

18/10/2020 15:02

Wayne Rooney është tërbuar dhe i zhgënjyer, për shkak se u rrezikua nga infektimi me koronavirus, pasi një mik i tij i prekur nga ky virus i kishte shkuar në shtëpi për vizitë.

Trajneri dhe lojtari i Derby e pranoi një orë luksoze në shtëpinë
e vet të enjten nga Josh Bardsley, i cili duhej të ishte izoluar pasi kishte
dalë pozitiv për Covid-19 pas testimit, transmeton Gazeta Express.

Rooney nuk ishte në dijeni se Bardsley e kishte shkelur
protokollin e qeverisë britanike dhe luajti 90 minuta në humbjen e Derby kundër
Watfordit në Championship të premten.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Anglisë e bëri testin
e koronavirusit të shtunën dhe një zëdhënës i klubit tha për The Sun se nuk do
ta kishte lejuar Bardsley ta vizitonte Rooneyn sikur ta dinte se ai ishte
prekur me virus.

“Wayne e takoi Josh Bardsley shkurtimisht kur ai e vizitoi
shtëpinë e Wayne të enjten. Josh dhe askush tjetër nuk i kishte treguar Waynet
para vizitës apo gjatë saj se Joshit i ishte kërkuar ta bënte testin e
koronavirusit”, tha zëdhënësi.

“Wayne është i zemëruar dhe i zhgënjyer që ai, familja e tij
dhe klubi i tij janë vënë në rrezik nga dikush që ka vepruar fshehurazi dhe
duke e shkelur protokollin e qeverisë”, shtoi ai. /Gazeta Express/