Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner, e diskutoi lajmin e zbuluar së fundi se Lionel Messi e ka një klauzolë në kontratën e tij që e lejon atë të largohet nga klubi katalonas falas, në fund të çdo sezoni.

Jordi Caroner e pranon se ylli argjentinas i Barcelonës,
Lionel Messi, është në pozitë ku mund ta vendosë vetë të ardhmen e vet,
transmeton Gazeta Express.

Shumë tifozë të Barcelonës fillojnë filluan të shqetësohen
nga mundësia e humbjes së yllit të skuadrës së tyre, mirëpo Cardoner është i bindur
se askush në Camp Nou nuk po shqetësohet për situatën e Messit.

“Ne jemi të qetë dhe ka shumë pozitivitet, veçanërisht në
zhveshtore. Leo do të bëjë çfarëdo që do t’i duket atij e përshtatshme, por ai
e ka një kontratë shumë të veçantë për shkak të personit që është”, u shpreh
Cardoner.

“Ky është një lëshim që bëhet për
të dhe për lojtarë të tjerë si ai që e meritojnë. Ai mund të hyjë dhe të
largohet nga klubi, kurdo që e sheh të përshtatshme. Do të më pëlqente që ai të
qëndronte për aq kohë sa mund të luajë futboll për skuadrën tonë”.

Argjentinasi nuk e ka bërë ende
asnjë paraqitje për klubin e tij në këtë sezon të ri, pasi që pësoi lëndim
vetëm pak kohë para ndeshjes mes Barcelonës dhe Napolit në kuadër të turneut
parasezonal.

Trajneri Ernesto Valverde deklaroi
se ylli i tij do të ishte në dispozicion pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare, të
cilat u zhvilluan gjatë ditëve të fundit, dhe e pranoi se shpreson se Messi do
të luajë kundër Valencias.

Megjithatë, Messi vazhdoi të
punojë ndaras skuadrës për rikuperimin e vet, duke munguan në seancat
stërvitore të së martës dhe mërkurës me skuadrën e Barcelonës. Për këtë arsye,
pjesëmarrja e tij në ndeshjen kundër Valencias është në dyshim.

Lëndimi i sulmuesit ka qenë duke u
monitoruar nga stafi mjekësor i klubit, mirëpo ende nuk specifikuar asnjë datë
e kthimit të tij të mundshëm. Përderisa kapiteni i Barcelonës dëshiron të
kthehet kundër Valencias, stafi mjekësor s’është i gatshëm ta rrezikojë atë.

Ai gjithashtu mund ta humbë edhe
ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve, kundër Dortmundit, më
17 shtator. /Gazeta Express/