Juventusi po mendon që të afrojë në skuadër futbollistin Gianluca Scamacca të ekipit të Sassuolos.

Sulmuesi ka bërë mirë dhe ka arritur të fitojë vëmendjen e shumë klubeve të ndryshme.

Drejtuesit e klubit italian janë gati të paguajnë 20-25 milionë euro për të arritur tek ai.

Alfredo Pedulla shkruan se Juventuswi ka pranuar kushtet për lojtarin dhe është gati të paguajë një shifër të tillë.

Milani nga krahu tjetër ka shfaqur interes për lojtarin, por fillimisht janë të përqëndruar të përforcojnë qendrën e mbrojtjes.

Kjo i ka hapur rrugën kampionëve që janë dhe më të fuqishëm ekonomikisht.