Zhag, zhag – askush s’mund t’ia marrë topin blerjes së Barcelonës


Futboll


Gazeta Express

28/09/2020 23:25

Francisco Trincao është gati.

I transferuari nga Benfica po stërvitet shumë që ta
bindë trajnerin, Ronald Koeman, se e meriton një vend në 11-she.

Në stërvitjen e sotme, ai i ka dribluar disa futbollistë, duke e lënë të shtangur edhe trajnerin.

Barca e bleu atë në janar të citit që po e lëmë pas për
31 milionë euro.

Ai nënshkroi në korrik kontratë pesë vjeçare me një klauzolë
largimi 500 milionë euro.

Trincão debutoi me 27 shtator, duke luajtur 12 minuta në fitoren 4-0 të Barcelonës kundër Villarreal. /Gazeta Express/