Zidane dhe Bale s’flasin e as që e shikojnë në sy njëri-tjetrin


Futboll


Gazeta Express

06/08/2020 16:07

Gareth Bale nuk ka udhëtuar drejt Mançesterit me skuadrën e Real Madridit dhe ky është një fakt më shumë që tregon se marrëdhëniet e tij me trajnerin Zinedine Zidane janë plotësisht të prishura dhe pa ndonjë zgjidhje të mundshme.

Real Madridi e fitoi titullin në La Liga javë më parë, por
Bale as që ka luajtur ndonjë rol në këtë, sepse Zidane nuk e vlerësonte të denjë
për ta futur në lojë, transmeton Gazeta Express.

Gazeta e përditshme spanjolle, e afërt me klubin madrilen,
shkruan se marrëdhëniet mes Bale dhe Zidane janë prishur plotësisht, sepse ata
nuk flasin mes vete e as që e shikojnë në sy njëri-tjetrin, thjesht e shmangin
njëri-tjetrin.

Është e vërtetë se respekti për Zidane nga Bale nuk ka
munguar, por gjestet e anësorit uellsian në javët e fundit të ligës nuk janë
pritur mirë nga francezi, i cili i ftohi marrëdhëniet me të që prej finales së
Ligës së Kampionëve më 2018 në Kiev.

E ardhmja e Bale është diskutuar nga drejtuesit e klubit dhe
ai pritet të largohet në verë.

Bale është i vetëdijshëm se sa të është Zidane në stolin e
Madridit, ai nuk do të ketë shanse të luajë për të bardhët. /Gazeta Express/