Zidane pas humbjes kundër Shakhtarit: Do ta gjej një zgjidhje


Futboll


Gazeta Express

22/10/2020 8:24

Zinedine Zidane është i bindur se ai është njeriu i duhur për ta drejtuar Real Madridin, edhe pas një humbjeje tjetër tronditëse në shtëpi të mërkurën kundër Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se klubit ukrainas i munguan 10 futbollistë të prekur nga koronavirusi.

Skuadra e Real Madridit, e në veçanti Zidane, janë nën
presion të madh kohëve të fundit, pas dy humbjeve radhazi në shtëpi, kundër
Cadizit në La Liga këtë fundjavë dhe tani kundër Shakhtarit në Evropë, transmeton
Gazeta Express.

Zidane është kritikuar ashpër për taktikat dhe përzgjedhjet
e tij në këto dy ndeshje ndaj ekipit të sapopromovuar në La Liga dhe atij
ukrainas në një hapësirë prej katër ditëve.

“Unë jam në gjendje ta rregullojë këtë gjendje dhe këtë do të
përpiqem ta bëj”, tha Zidane pas ndeshjes.

“Edhe lojtarët e mi do të përpiqen, po ashtu. Do të kërkojmë
të gjejmë zgjidhje dhe do ta gjejmë një. Tani duhet të përgatitemi për ndeshjen
e së shtunës (kundër Barcelonës)”, shtoi ai.

Trajneri francez i pranoi se lojtarëve të tij po iu mungon
vetëbesimi.

“Ndihemi keq, natyrisht. Bëmë gabime te goli i parë dhe
pastaj na mungoi vetëbesimi. Në pjesën e parë nga mungoi gjithçka. Ishte një
natë e keqe, një ndeshje e keqe. Unë jam trajneri dhe mua më takon të gjej
zgjidhje dhe do ta gjej një sonte”, nënvizoi ai./Gazeta Express/