Zyrtare: Lallana lojtar i Brightonit


Sport


Gazeta Express

27/07/2020 23:04

Brighton ka kompletuar nënshkrimin me Adam
Lallana nga Liverpool

32 vjeçari ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me
skuadrën që luan në Amex Stadium.

Lallanas i kishte skaduar kontrata me
Liverpoolin në fund të këtij sezoni dhe ai me të marrë titullin ishte përshendetur
me lotë në sy me skuadrën e Reds.

Pas kësaj, Brighton që arriti të mbijetoj në
Premier Ligë edhe për një sezon ka nënshkruar me lojtarin.

Trajneri i Brighton, Graham Potter ka reaguar
pas këtij transferi.

“Nuk ka dyshim që kualiteti Adamit dhe nëse
shikoni në CV-në e futbollit shohim aftësitë e tij prej një futbollisti të madh”,
ka thënë ai. /GazetaExpress/