Adnan Jashari, organizator i protestës për lejimin e tërheqjes së mjeteve financiare nga Trusti, u ka bërë thirrje sërish deputetëve të VV-së, kryeministrit Kurti dhe ministrit Murati, që të lejojnë tërheqjen e parave nga Trusti.

Ai në Facebook ka publikuar emrat e 10 zyrtarëve të VV që i kanë tërhequr mjetet nga Trusti, derisa ka thënë se sikur ta, duan edhe qytetarët t’i tërheqin këto mjete dhe deputetët e VV-së duhet ta lejojnë këtë.

Postimi i tij i plotë:

VËMENDJE!!!

Dua të i përmendi edhe njëherë deputetët e VV-së që kanë tërhequr mjete nga Trusti për shkak se vetëm deputetët e VV-së po e deklarojnë votën kundër Trustit!

Keta janë zyrtarët e VV-së dhe familjarët e tyre qe kanë tërhequr mjete nga Trusti:

1. Bashkëshorti i Mimoza Kusari shefes se GP të VV-së ka tërhequr nga Trusti 4,012 euro.

2. Deputeti Salih Zyba me bashkëshorten e tij kanë tërhequr nga Trusti gjithsej 2,241 euro.

3. Deputeti Enver Dugolli ka tërhequr nga Trusti 2,976 euro.

4. Deputeti Adnan Rrustemi ka tërhequr nga Trusti 2,084 euro.

5. Deputeti Visar Korenica ka tërhequr nga Trusti 1,762 euro.

6. Deputetja Arijeta Rexhepi ka tërhequr nga Trusti 1,200 euro.

7. Deputetja Jeta Statovci ka tërhequr nga Trusti 480 euro.

8. Ministri Liburn Aliu ka tërhequr nga Trusti 2,658 euro

9. Ministrja Albulena Haxhiu ka tërhequr nga Trusti 2,390 euro

10. Ministri Faton Peci ka tërhequr nga Trusti 918 euro.

Ne fushatën e fundit është premtuar:

“Krejt dhe Drejt”

“Barazi dhe Drejtësi”

“Mirëqenje për të gjithë qytetarët”

Sot ne qytetarët po kërkojmë tërheqjen e mjeteve nga Trusti ashtu siç i keni terhqur ju të VV-së!

Kërkesa është edhe për Albin Kurti dhe Hekuran Murati Grupin Parlamentar të VV-së ne qytetaret Pro tërheqjes së Trustit po kërkojmë Barazi dhe Drejtësi – Krejt dhe Drejt.