Identifikimi dhe përcaktimi se cilat janë 150 kompanitë më të mira ku mund të punoni në Europë. Ky është qëllimi i “Europe’s Best Workplaces 2021”, shoqëri lider në studimin dhe analizimin e klimës së kompanive dhe employer branding, që përfshin 21 vende të kontinentit të vjetër dhe 3 mijë sipërmarrje

Europe’s Best Workplaces, edicioni i 19-të, bën një nënndarje në katër kategori (kompani të mëdha, të mesme, të vogla dhe kompani shumëkombëshe), në bazë të numrit të punonjësve të pranishëm dhe rritjes në lidhje me pjesëmarrjen. Edicioni i këtij viti numëron 25 kompani më shumë krahasuar me vitin e kaluar (nga 125 në 150).

Cilat janë kompanitë më të mëdha ku mund të punosh në Europë

DHL është kompania më e mirë për të punuar në Europë në kategorinë e kompanive shumëkombëshe. Ajo ndiqet nga AbbVie e Cisco.

Në kategorinë e kompanive më të mëdha – me më shumë se 500 punonjës, kompania më e mirë për të punuar në Europë është Kuveyt Turk, ndjekur nga Sii Polska dhe Regeneron Ireland.

Në kategorinë e kompanive të mesme (që numërojnë nga 50 deri në 499 punonjës) dhe kompanive të vogla (nga 10 deri në 49 punonjës), kryesojnë përkatësisht Afas Software dhe Viisi Hypotheken.

Afas Software ndiqet nga Workhuman dhe LR Technologies Groupe në kategorinë e kompanive të mesme.

Ndërsa Utopies dhe Holle baby food AG renditen përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë në kategorinë e kompanive të vogla.

Klikoni këtu për renditjen e plotë të Europe’s Best Workplaces