Newcastle është në kërkim të një sulmuesi të madh dhe ëndërron ta marrë që në janar në Premier League.

Një shënjestrën e bardhezinjtë kanë vënë në shënjestër Darwin Nunez. Uruguaiani po shkëlqen me Benfica-n dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, mes të cilëve Atletico Madrid dhe Inter.

Menaxheri është pikërisht në Spanjë, sipas teamtalk.com, për të folur me Colchoneros.

Situata është akoma në zhvillim dhe shtypi anglez ka folur për mundësinë që 22-vjeçari të transferohet në Premier League.

Një hipotezë e largët, lexohet në mediat angleze, nëse nga Arabia Saudite nuk vjen dirta jeshile për të paguar klauzolën 150 milionë euro që është në kontratën e lojtarit.

Një zgjedhje kjo që do të nxirrte jashtë loje të gjithë klubet e interesuar për amerikanojugorin, i cili ka realizuar 8 gola në 15 ndeshje në këtë sezon.