Sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney është kritikuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të supozuara të rregulloreve të basteve. Madje, federate ka hapur zyrtarisht një hetim, duke akuzuar qendërsulmuesin e Brentfordit se ka shkelur rregullat 232 herë në harkun e rreth katër viteve.

“Ivan Toney është akuzuar për sjellje të pahijshme në lidhje me shkeljet e supozuara të rregullave të basteve të FA. Sulmuesi i Brentford FC supozohet se ka shkelur 232 herë rregullin e FA midis 25 shkurtit 2017 dhe 23 janarit 2021. Ivan Toney ka kohë deri të enjten, më 24 nëntor 2022, për të dhënë një përgjigje”, – thotë FA.

Pra, faktet në diskutim do të kishin ndodhur ndërkohë që Toney kishte veshur fanellat e Scunthorpe United, Wigan, Peterborough dhe Brentford, ku ai luan që nga viti 2020. Toney kishte hyrë në ekipin kombëtar anglez muajt e fundit.

Trajneri Southgate e kishte thirrur atë për sfidat e Ligës së Kombeve shtatorin e kaluar kundër Italisë dhe Gjermanisë. Megjithatë, mes polemikave, Toney nuk është përfshirë në listën e “Tre Luanëve” për Kupën e Botës në Katar.