Manchester United ia ka besuar rimëkëmbjen e skuadrës Erik ten Hag dhe ka shpenzuar 264 milionë në merkaton e verës për të përforcuar ekipin dhe për të plotësuar dëshirat e trajnerit të ri.

Një shifër, kjo, që në Europë është kaluar vetëm nga Chelsea i Todd Boehly, por që duket se nuk mjafton për trajnerin holandez.

Në fakt, sipas The Athletic, ish-trajneri i Ajax-it duket se i ka kërkuar një sforcim të mëtejshëm familjes Glazer, për të përforcuar mbrojtjen dhe sulmin.

Megjithatë, drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend të bëjnë shpenzime të tjera në merkaton e janarit duke i shtyrë për verën e ardhshme.

Një situatë që mund të ndryshojë në rast se Djajtë e Kuq do të kenë një pozicion “interesant” në renditjen e Premier League para hapjes së merkatos së janarit.