Një person është arrestuar në Gjakovë pasi i njëjti dyshohet se e ka dhunuar tri herë një vajzë 13 vjeçare.

Sh.Ll dyshohet se e futi me forcë në veturë të miturën duke e dërguar në shtëpinë e tij në Junik.

Tri ditë pas kësaj e mitura arriti të ikë nga dritaret. Pastaj e lajmëroi rastin në polici.

I dyshuari 34 vjeçar u kap gjashtë ditë pas kësaj ngjarje nga policia. Te shtëpia e tij në Junik nuk ishte askush, derisa Klan Kosovës iu tha që pothuajse gjithë familjen e ka në diasporë.

Të njëjtit Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar që t’i shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Vajza, pas vizitave mjekësore, është kthyer në shtëpinë e saj në Gjakovë.