Chelsea mësohet të ketë ofruar 59 milionë sterlina plus Marcos Alonso për të Frenkie de Jong. Blues janë në garë aktualisht me Manchester United për të siguruar shërbimet e holandezit.

Djajtë e Kuq kanë arritur një marrëveshje 72 milionë sterlina me Barcelona-n për lojtarin, por holandezi nuk ka dëshirë të transferohet në Old Traford dhe Chelsea po kërkon të përfitojë nga kjo situatë.

Sipas medias spanjolle Sport, londinezët i kanë propozuar katalanasve një ofertë që përfshin karton e Alonso dhe 59 milionë sterlina për të arritur një marrëveshje.

Nëse Barcelona do ta pranojë ofertën, De Jong do të duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij brenda javës së ardhshme.

Lojtari e ka shprehur më parë dëshirën e tij për të qëndruar në Camp Nou, por ish-trajneri i Tottenham-it, Harry Redknapp, beson futbollisti mund të bindet të transferohet te Chelsea.

Ndërkohë, Barcelona kërkon prej javësh që të marrë në Alonso-n, kështu që këmbimi i lojtarëve mund të rezultojë një zgjidhje ideale për të dy klubet.

Mbrojtësi mësohet t’u ketë thënë lamtumir shokëve të skuadrës te Chelsea në fillimin e kësaj jave me shpresën që të transferohet në Spanjë gjatë fundjavës.