Manchester United nuk do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Champions League pas humbjes 4-0 të pësuar në kampionat kundër Brighton. Si të mos mjaftonte kjo, Telegraph ka sjellë të dhëna të tjera që nuk i bëjnë aspak mirë moralit të ekipit.

E përditshmja angleze ka publikuar një analizë të ekonomisë sportive të Szymanski, bashkautor i Soccernomics, dhe të Kieran Maguire, docent i financës së futbollit në Liverpool University, që kanë studiuar dhe analizuar shpenzimet për kartonët dhe rrogat e lojtarëve për të përcaktuar se cilat klube i kanë përdorur më mirë paratë në dhjetëvjeçarin e fundit.

E dhëna më interesante ka qenë ajo që ka patur lidhje me Manchester United. Çdo pikë e Djajve të Kuq pas largimi të Alex Ferguson i ka kushtuar klubit plot 6.65 milionë euro (5,7 milionë sterlina).

Nga lamtumira e Sier Alex e deri më sot, United ka investuar 3.15 miliardë euro në transferime dhe rroga, më shumë se çdo klub tjetër, por nuk ka arritur të fitojë asnjë titull në Premier League, me çdo pikë të grumbulluar që ka kushtuar 6,65 milionë euro.

Klubi i dytë me shpenzimin më të madh për çdo pikë të fituar ka qenë Manchester City, 5,32 milionë euro. Megjithatë, ndryshe nga rivalët e tyre, Citizens kanë fituar tre kampionate në Angli.