Barcelona duket se po planifikon një lëvizje për yllin e Liverpool-it, Trent Alexander-Arnold. Mbrojtësi i djathtë, 23 vjeç, ka një kontratë me Të Kuqtë deri në vitin 2025.

Megjithatë, ky fakt nuk i shqetëson katalanasit, që duket se kanë planifikuar të bëjnë një ofertë për mbrojtësin verën e ardhshme, sipas Futbol Total.

Barcelona duket se do të ofrojë 80 milionë euro për yllin anglez, i cili vlerësohet në merkato plot 114 milionë euro, sipas Statista.

Shumë tifozë besojnë se është një ofertë qesharake me disa që kanë thënë se Liverpool-i nuk do ta shesë për asnjë shifër. Një tifoz ka shkruar në Twitter: “Nuk do të ndodhë as në një milion vite”.

Një tjetër ka shtuar: “80 milionë për Trent? Jam i sigurt se Liverpool-i do ta bllokonte numrin e telefonit”. Një tjetër ka thënë me sarkazëm: “Patjetër që Liverpool-i do ta pranojë këtë ofertë!”.  Një tjetër ka shtuar: “Pse duhet të shkojë te një klub më i vogël?”.

Barcelona ka plane të mëdha pavarësisht problemeve financiare që e pengon klubin që të regjistrojë blerjet e reja. Katalanasit kanë marrë Franck Kessie dhe Andreas Christensen këtë verë dhe të dy janë në pritje të regjistrohen.

Barça ka shpenzuar një shumë të madhe edhe për të marrë Robert Leëandoëski, Jules Kounde dhe Raphinha, por duhet të shesë para se të regjistrojë lojtarët e rinj.

Klubi ka pranuar një ofertë prej 85 milionë eurosh nga Manchester United për Frenkie de Jong, por mesfushori nuk ka vendosur akoma për shkak të një interesimi të Chelsea-t për të.

Klubi i Stamford Bridge duket se ka dëshirë të blejë edhe Pierre-Emerick Aubameyang, me të ardhmen e sulmuesit në Camp Nou që duket e paqartë.