Klea Huta është një ndër personazhet me një jetë aktive, mes mëmësisë dhe projekteve si artiste. Së fundi ajo ka shuar kureshtjen e fansave për disa detaje rreth jetës së saj.

Një ndjekës e ka pyetur Klean sesi ia del që të ketë edhe një karrierë edhe një familje perfekte.

“Nuk ekziston perfektja në asgjë dhe askund. E gjitha është ekuilibër, menaxhim. Mos u lodhni për të qenë perfektë, por të vërtetë”, thotë Klea, ndërsa ka treguar se ajo që e acaron më shumë është injoranca dhe refuzimi për t’u zhvilluar.

Një tjetër fans është bërë kureshtar nëse seriali H.O.T ku luan Klea Huta do të ketë edhe skena “të nxehta”. Shpejgimi i aktores dhe moderatores ka qenë se në fakt emri i serialit do të thotë “Humans Of Tirana”, por vende-vende ka edhe skena.

Klea e cila është e martuar me kompozitorin Elgit Doda është nënë e një djali të vogël, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Krid.