Zanfina në emisionin e Adelina Ismailit kishte deklaruar se nuk do merret më me muzikë, shkruan lajmi.net.

Ajo më shumë i është përkushtuar biznesit dhe punës së saj në radio teksa ka dhënë deklaratën se muzikës nuk do i rikthehet.

Megjithatë, siç duket Zanfina Ismaili ka vendosur të lansojë një projekt muzikor dhe dyshimi vjen pas një postimi të publikuar nga studio.

Tutje, edhe një bllok dhe një laps shihet pranë këngëtares, ndërkohë, se fotografia është e realizuar këtë vit, atë e dëshmon ekrani, në të cilin shfaqet një ofertë reklamimi për transmetimin e Kampionatit Evropian.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor që e shfaqi Zanfinën në skenën muzikore ishte ‘Sje ai mo’./Lajmi.net/