Në qytetin e Gjakovës është kafiteri ku tash e disa vjet është e ndaluar të diskutosh për politikë.

Pronari i këtij lokali tregoi se pse e ka marrë këtë vendim dhe se si vepron kur dëgjon klientët se po flasin për politikë.

“Këtë vendim e kam marrë pasi disa nga klientët kanë pasur konfrontime shpesh herë edhe prej kësaj kemi vendosë që të mos flitet për politikë. Para disa vjetëve kemi pasur telashe me dy klientë që në konflikt e sipër i kanë nxjerrë edhe armët dhe diskutimin për politikë e kemi ndaluar në lokal”, deklaroi ai.

“Në momentin që dëgjoj se toni i zërit është më i lartë sesa duhet dhe temë diskutimi është politika zakonisht ulem me klientët dhe ju tregoj se këtu ndalohet biseda për politikë ku edhe është e vendosur letra sipër”, ka thënë ai.

Pronari tregon se ka pasur edhe ankesa se pse kjo gjë u ndalohet klientëve dhe u tregoj arsyet.

“Ka pasur nga ata që nuk e kanë respektuar këtë vendim dhe menjëherë u kam kërkuar që të mos qëndrojnë në lokal”.

Por, teksa dje u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale ku pjesë bënte edhe komuna e Gjakovës – as dje nuk u diskutua fare për politikë.