Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria që t’u falen gjobat bizneseve të cilat janë gjobitur për shkak të masave anti-COVID.


Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar nga Kuvendi që të bëhet një rezolutë që t’u falen gjobat bizneseve, ai ka përmendur edhe fushatën e partive politike të cilat kanë shkelur masat anti-COVID, raporton Zeri.info.


“Kërkojmë që të gjitha bizneseve që janë dëmtuar janë gjobitur në kohë të pandemisë të ju bëhet falja e gjobave, është e padrejtë që të gjitha partitë të mbajnë tubime me nga mbi 50 veta dhe në anën tjetër inspektorët të gjobitin bizneset”, ka thënë Tahiri.


Ai tha se kjo mund të bëhet përmes një rezolute, për çka kërkojë mbështetjen e deputetevë, ndërsa ka kërkuar nga Agjencioni i Veterinarisë, të mos bëjë presion tek bizneset.


“Të bëjmë një rezolutë të përbashkët, për shkak se të gjitha masat që janë marrë nga qeveritë e kaluara dhe kjo qeveri nuk janë të mjaftueshme për ekonominë e vendit. Kërkojmë që sa më shpejt ta bëjmë këtë dhe kërkojmë nga Agjencioni i Veterinarisë të mos bëjë presion tek bizneset”, ka shtuar Tahiri gjatë seancës së kuvendit./ Zëri