Delegacioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës që udhëhiqet nga kryetari i saj Lumir Abdixhiku, ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Uashington delegacioni I LDK-së sot pritet të zhvillojë një takim në Departamamentin Amerikan të Shtetit.

Sipas LDK’së, yakimi i parë zyrtar  i Kryetarit të LDK-së është me Asistent Zëvendës Sekretarin Gabriel Escobar.

Përveç kryetarit të LDK-së, pjesë e delegacionit janë Kujtim Shala, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, Kryetare e Forumit të Gruas dhe Alush Gashi, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.