Fansat e Adele janë “frymëzuar” pasi ajo zbuloi arsyen e vërtetë të rrugëtimit të saj për të humbur peshë prej 100 kilogramësh gjatë vitit të kaluar.

Fituesja e çmimit “Grammy” foli për udhëtimin e saj shëndetësor gjatë një interviste me Oprah Winfrey në koncertin special të CBS, “Adele: One Night Only”. Gjatë speciales, intervista e superyllit britanik me Oprah ndërthuret me një koncert mahnitës në Observatorin e famshëm Griffith në Los Angeles. Kur Oprah hapi temën e humbjes së peshës, Adele pranoi se udhëtimi i saj shëndetësor “asnjëherë” nuk ishte që “të bëhej e dobët”.

 “Kisha sulme ankthi pas divorcit dhe vura re me trajnerin tim, ai ishte aq i mirë në ndihmën dhe trajtimin e situates, dhe u ndjeva më e qetë gjatë stërvitjes. Kisha një besim të tillë. Dhe kur punoja me të, kisha më pak ankth. Nuk më shqetësonte as pesha ime, por duke e bërë këtë, më ndihmoi për shumë gjëra. Do të kisha një orar të caktuar, si një stërvitje në orën 9 të mëngjesit dhe shëtitje në orën 13:00. Më dha disiplinë të mire”, tregoi Adele.

Adele ishte e martuar me bashkëshortin Simon Konecki nga viti 2018 deri në fillim të këtij viti – edhe pse ata kishin qenë së bashku për gati një dekadë.

 “Nuk jam e tronditur nga asnjë prej komenteve për peshën sepse trupi im është objektivizuar gjatë gjithë karrierës sime. Unë isha pozitive për trupin atëherë dhe jam pozitive edhe tani. Nuk është detyra ime të vërtetoj se si ndihen njerëzit për trupin e tyre”, tha këngëtarja.

“Ndihem keq që ka bërë dikë të ndihet tmerrshëm me veten, por kjo nuk është puna ime”, ka thënë britanikja.

Fansat e saj menjëherë filluan komentet në rrjetet sociale dhe treguan se se ishin “frymëzuar” nga fjalët “e fuqishme” nga këngëtarja.

Një admirues shkroi në Twitter:

“Në adresimin e reagimit ndaj humbjes së peshës, ‘Adele thotë ‘Nuk është detyra ime të vërtetoj se si ndihet dikush për trupin e tij’.

“Dhe… po. 100%. Njerëzit projektojnë pasiguritë e tyre te të tjerët, dhe kjo është një mënyrë e fuqishme për të për ta vënë atë gjw në perspektivë.”

Dikush tjetër ndau të njëjtin mendim, duke thënë:

“Jam shumë i frymëzuar nga Adele tani. Dhe si ajo nuk mban një qëndrim ndaj njerëzve që kanë gjëra negative për të thënë për humbjen e saj në peshë.

“Qëndrimi i Adele për peshën e saj është i mahnitshëm!”, tha një tjetër fans.