Deputeti i LDK-së, Agim Veliu është lajmëruar me një postim në Facebook pas një kohe të gjatë.

Veliu ka postuar një fotografi ku shihet me flamurin dardan, flamuri i propozuar nga ish-Presidenti Ibrahim Rugova si flamur shtetëror.

Sipas përshkrimit të fotografisë, Veliu ndodhet në Stokholm, kryeqytetin e Suedisë.

Veliu nuk ka treguar nëse do ta ndjek nga afër ndeshjen mes Suedisë dhe Kosovës.