Agjenti Giovanni Branchini ishte i ftuar në episodin e fundit të “Sky Club” dhe foli për situatën aktuale të Juventusit, gjithashtu atë të Massimiliano Allegrit. Për penalizimin me heqjen e 15 pikëve nag renditja bardhezinjve, prokuratori u shpreh shkurt: “Duhet të përpiqemi të bëjmë vlerësime se cili është momenti aktual dhe të kuptojmë nëse është koha për të ndërhyrë në nivel rregullator”.

Branchini foli edhe për situatën e trajnerit të Juventusit: “Duhet të mendoni edhe se me kë pësoni gola. Atalanta ka shënuar bollëk golash në periudhën e fundit dhe me shtimin e lojtarëve të rinj po luan futboll të madh. Mendoj se dy golat e parë të pësuar ndikuan te bardhezinjtë, veçanërisht ngaqë luanin në shtëpi me një ekip kaq të fortë.

Po, Allegri ishte afër Real Madridit, thjesht duhej të vendoste. Duke e njohur atë, nuk mendoj se u pendua, ka bërë edhe vlerësime të natyrës personale e familjare. Kur merr vendime të caktuara nuk të ndihmon të mendosh shumë për të”.

Pikërisht në këtë sfond ka ndërhyrë edhe trajneri i Juventusit: “Në fakt, nuk jam penduar për zgjedhjen time, nuk pendohem kurrë kur bëj një zgjedhje. Jam i lumtur që u riktheva te Juventusi. Nuk është kollaj ta refuzosh Realin, por nuk jam penduar në shumë raste të tjera”.

Branchini më pas u fokusua në tregun global të transfertave, duke nënvizuar dallimet mes Italisë dhe pjesës tjetër të Evropës: “Anglia duhet t’i kushtojë vëmendje asaj që bën dhe sa para shpenzon, ne duhet të shpjegojmë blerjet në Grealish (117 milionë euro).

Chelsea bëri gjëra të bujshme me këtë zotërinë nga Kalifornia (Todd Boehly), megjithatë është e pabesueshme se sa shumë ai nuk po bën ekip. I gjithë sistemi i futbollit duhet të ndryshohet, nuk mund të jemi tashmë të sigurt se klubet e tjera mund të maten financiarisht me Manchester City dhe PSG. Kjo skemë është shumë e keqe për sistemin botëror të futbollit.

Futbolli po shkon gjithnjë e më shumë drejt atyre vendeve (Lindja e Mesme), të cilat janë në gjendje të krijojnë një sistem pothuajse si i fasonerive, madje edhe presidenti i FIFA-s jeton në ato vende. Botërori i ardhshëm që do të organizohet mund të jetë në Arabinë Saudite”.