Pas situatës së krijuar në veri të vendit dhe tensioneve të sotme, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka deklaruar se janë të alarmuar me faktin që gaetarët kosovarë që po raportojnë nga veriu vazhdojnë të jenë të rrezikuar.

“Kolegët tanë po sulmohen vazhdimisht nga protestuesit lokalë, që po gjuajnë mjete të ndryshme në drejtim të tyre”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Tutje u theksua se ftojnë edhe njëherë autoritetet relevante të sigurisë që të mundësojnë raportimin dhe kryerjen e punës nga ana e gazetarëve në një ambient të sigurt.

Ndryshe serbët kanë sulmuar sot vazhdimisht gazetarët si dhe zyrtarë policorë në veri.