E ardhmja e Antony nuk do te jete te Manchester United. Sulmuesi brazilian, shumë i vlerësuar nga trajneri Ten Hag, është blinduar nga Ajax i cili tani kërkon 100 milionë euro për shitjen.

Një shifër që në fakt bëri që Djajtë e Kuq, raporton Sky Sports UK, të tërhiqen nga negociatat. Ndryshim objektivi për Manchester United. Pasi hoqën dorë nga Antony, i blinduar nga Ajax për 100 milionë euro, Djajtë e Kuq do të kishin synuar të riun Benjamin Sesko të Salzburgut.

Sipas raportimeve nga Sky Sports UK, klubi austriak do të ishte i pavendosur nëse do të shesë apo jo një talent të ri që ende nuk e ka shprehur plotësisht vlerën e tij. Ne fakt, pasi shiti Adeyemi te Borussia Dortmund, Salzburg nuk duket gati te shese edhe sulmuesin e ri.

Sa i perket De Jong, duket se situata eshte ende e bllokuar dhe holandezi nuk eshte se ka pranuar destinacionin edhe pse United eshte gati te paguaje nje rroge shume te larte ne menyre qe te lahet edhe borxhi i Barcelona-s!