Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën mbrëma rreth orës 21:20 në rrugën Gjilan – Ferizaj, ku i përfshirë ka qenë një autobus.

Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Si pasojë e aksidentit, janë këputur disa tela të rrymës dhe një korsi është bllokuar për pak kohë.

“Të nderuar!

Ju njoftojme se rreth ores 21:20 ne rr e Ferizajit, afër restoran ,,ASTORIA” – Gjilan , ka ndodh nje aksident ku I perfeshir eshte nje autobus I cili ka keputur telat e rrymes dhe nje korsi ka qene e bllokuar per pake kohë”, tha Hashani.

Sipas hetimeve, tre persona janë lënduar lehtë ndërsa me rastin janë duke u marrë Njësitet e Trafikut Rajonal. /Reporteri.net/.