Rreth orës 16:45, në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, saktësisht në Vragoli është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha për Indeksonline konfirmoi se të lënduar kanë mbetur tre persona.

Në aksident kanë qenë përfshira dy vetura.

“Dyshohet se shkaktari i aksidentit është mosmbajtja e distancës ndërmjet automjeteve.

Apelojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të respektojnë shenjat dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, si dhe të shmangin përdorimin e telefonave mobil gjatë vozitjes“, tha Hoxha.