Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Llapushnik të Drenasit, ku janë përfshirë dy vetura, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku sipas tij ka të lënduar, teksa shihet se veturat kanë pësuar edhe dëme materiale.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.