Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një përgjigje të dhënë në llogarinë e saj në Instagram ka thënë se do të ketë verifikim të listave të veteranëve.

Siç thotë ajo, ata që kanë mbajtur uniformën e UÇK-së meritojnë mbështetje nga shteti.

Por sipas Haxhiut, ata që nuk kanë qenë në luftë po i bëjnë dëm të madh së kaluares, tashmes dhe së ardhmes.

“Do të ketë verifikim të listave të veteranëve. Kushëdo qoftë që edhe një minut e ka mbajtur uniformën e UÇK-së meriton përulësi, respekt dhe mbështetjen nga shteti por jo edhe ata të cilët nuk kanë qenë në luftë.