Dhe, albumi i saj ‘Future Nostalgia’ po vazhdon të thyejë rekorde të reja, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, albumi i sa është bërë albumi i parë i një artisteje femër që për gjashtë muaj me radhë qëndron pjesë në top listën e njohur botërore, Billboard 200, në top 10 më të mirat.

Lexo edhe:

Dua Lipa realizon ëndrrën e saj, merr pushimet luksoze në Meksiko vetëm 359 dollarë nata

Mike Adam, ishte ai i cili përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ka vënë në pah këtë sukses të Duas.

“Future Nostalgia nga Dua Lipa është albumi i parë nga një artiste femër që kaloi gjashtë muaj në top 10-shen e më të mirave në Billboard 200 këtë dekadë. Urime Dua Lipa”, ka thënë ai./Lajmi.net/