Janë çifti i vetëm që pasi u njoftuan në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, e mbajtën lidhjen të shëndoshë.

Bëhet fjalë për Armando Shehun – Andi me Melisa Lleshin, shkruan “Kosovarja”.

Çifti kanë treguar se sot po festojnë një vjetorin e lidhjes.

Dyshja kanë ndarë fotografi të përbashkëta nga Holanda, destinacioni ku kanë zgjedhur të kalojnë momente të bukura në një vjetorin.

Çifti dedikuan fjalë të veçanta për njëri tjetrin dhe së fundi ka qenë Melisa ajo që ka zbuluar se dyshja i thanë njëri tjetrit PO.

Ajo ka postuar një fotografi derisa kanë krijuar unaza fejese me pipsa dhe ia kanë vendosur njëri tjetrit në gishtin e duhur.

Në mbishkrimin e fotos bukuroshja brune ka shkruar: “Ai tha po”, duke e etiketuar partnerin e saj, Andin.

Çifti dita ditës po tregojnë se lidhjen e tyre po e bëjnë edhe më serioze derisa me këtë veprimin e fundit mund të themi se i janë afruar edhe një martese.