Duke folur për Evropën, largimi i Contes nga Tottenhami nuk konsiderohet më befasues. Rezultati i tij në Champions League, në krye të top-klubeve është pothuajse i turpshëm: vetëm 15 fitore nga gjithsej 44 ndeshje. Me këto rezultate të turpshme e sheh veten jashtë çerekfinaleve me Tottenham (2023) dhe Chelsea (2018); jashtë fazës së grupeve me Juve (2014) dhe Inter (2020).

Performanca e tij më e mirë është çerekfinalja me Juventusin në vitin 2013. Pas disa ditësh, deklaratat shqetësuese të trajnerit nga Lecce, mbas humbjes ndaj Milanit, vazhdojnë të shkaktojnë diskutime. Përmbledhja e shkurtër në tri episode e “perlave” të Contes shkaktojnë me të vërtetë debat:

1) “Ne u takuam me kampionët e Italisë, për nga historia pesha e dy klubeve është padyshim në avantazhin e Milanit”. Le të themi se kur u takuan në Londër, Tottenham ishte i katërti në Premier League prestigjioze, ndërsa Milani i pesti në Serie A dekadente.

Kohët e fundit, Tottenhami (të cilin Conte e konsideron me kuriozitet si, me gjithë respektin e duhur, një lloj Chievo londineze…) luajti i udhëhequr në stol nga Pochettino një finale të Ligës së Kampionëve më 2019, duke eliminuar Borussia Dortmund dhe Manchester City e Pep Guardiola..

2) “Ka një rrugë të gjatë për të bërë, kam 14 muaj këtu, nuk mund të prisni shumë. Vitin e kaluar ky ekip u eliminua në Ligën e Konferencës nga Nura”.

3) “Duhet të bëjmë më shumë në fazën sulmuese”. Sigurisht, që të mos shënosh asnjë gol kundër Milanit në 180 minuta (90 prej tyre me Tatarusanu në portë), të krijosh vetëm disa raste, është diçka e vogël për “Spurs”.

Sidomos nëse në sulm mund të kesh tre golashënues fantastikë si Kane (shënuesi më i mirë në historinë e “Tre Luanëve” të Anglisë), Son (224 gola mes Hamburgut, Bayer Leverkusen, Tottenham dhe ekipit kombëtar të Koresë së Jugut) dhe Richarlison (qendërsulmues i Seleçao, i cili u ble verën e kaluar nga Evertoni për gati 60 milionë).

Me pak fjalë, Conte është gati për t’u larguar nga Tottenham në fund të sezonit dhe për t’u rishfaqur në futbollin italian. E gjitha kjo pasi i tha lamtumirë Juventusit gjatë përgatitjeve parasezonale 2014-2015 (“Nuk mund të ulemi në tavolinën e një restoranti 100 eurosh me vetëm 10 euro…”

Conte u largua nga Interi pasi fitoi titullin e vitit 2021. Në Angli, vetëm Guardiola fiton më shumë se trajneri italian: 18 milionë euro neto në vit. Kthimi në Itali mund të vlejë shkurtim të rrogës…