Arben Vitia ka shpallur kandidaturën për kryetar të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, i cili humbi garën për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar kundrejt Përparim Ramës, do të garojë për edhe një mandat tjetër në krye të LVV-së në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje pas tubimit partiak në Prishtinë të martën.Në njoftimin e LVV-së pas tubimit në të cilin Albin Kurti shpallu kandidaturën për kryetar të Lëvizjes, partia njoftoi se Arben Vitia ka shpallur kandidaturën për kryetar të qendrës në kryeqytet.