Fitore e madhe e Tottenhamit përballë Arsenalit ne derbin e Londrës veriore, fitore kjo që ndez garën për vendin e katërt në Premier League. Tashme diferenca mes dy skuadrave ngushtohet në vetëm 1 pikë (66 Arsenali/65 Tottenhami).

Një derbi spektakolar, që u dominua totalisht nga skuadra e Antonio Contes, cila fitoi thellë 3-0. Në fakt, “Spurs”-at mund të kishin fituar më thellë përballë rivalëve ndërqytetas, që ishin në një ditë të keqe.

Por, duhet thene se ne fakt sfida pati nje vendim te bujshem te arbitrit kryesor. Gjithcka nisi me avantazhin e Spurs që në minutën e 22-të Harry Kane, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh të shkaktuar nga Cedric ndaj Tierney-t.

Gjithçka u komplikua për “Topçinjtë” në minutën e 33-të, kur Rob Holding u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke i lënë shokët e skuadrës me një lojtar më pak. Nje tjeter vendim i habitshem ky…

Në superioritet numerik, Tottenhami nuk e pati të vështirë për të shënuar edhe dy gola të tjerë, me Harry Kane në të 37-të dhe Son Heung-Min sapo nisi pjesa e dytë.

Në dy javët e fundit të Premier League-s Arsenali luan përballë Newcastle në transfertë dhe me Evertonin në “Emirates”, ndërsa Tottenhami pret Burnley-n dhe viziton Norwichin.