Arjola Demiri, u bë pjesë e Big Brodhër VIP dhe arësyeja e saj për këtë eksperiencë tha se janë fëmijët e saj për të fituar çmimin e madh dhe për t’iu dhënë më të mirën.

Aktorja pati një moment në ditën e qëndrimit të dytë në shtëpi, gjatë një bisede me banoren tjetër të shtëpisë, Palomën, filluan të diskutojnë për jetët e tyre private.

Arjola u rrëfye tek Paloma duke i treguar se ka tetë vite që është e divorcuar, ndërsa kur u përmendën fëmijët nuk i mbajti dot lotët.

Tropojanja u shpreh se fëmijët e saj janë kryesisht në moshë të adoleshencës ku pas kësaj bëhen të pavarur dhe aktorja u shpreh se ndjehet e frikësuar se do ta humbasë lidhjen me fëmijët e saj.

“E di për çfarë më dhimbset gjithë kjo periudhë sepse ata edhe dy vjet do të rriten, do të bëhen të pavarur”, tha Demiri, ndërkohë që Paloma më pas e pyet: “Dhe ti ke frikë se do ngelesh vetëm”.

“Sigurisht” u përgjigj Demiri, derisa shpërtheu në lot duke shtuar: “Më dhimbset kjo fazë që po e humbë”.

“Të tre më mungojnë njësoj, sytë do të më tradhtojnë shpesh këtu”, shtoi më tutje në dhomën e rrëfimit.