E ardhmja e Armando Brojes ende duhet te percaktohet. Fillimisht ai mund te shkoje ne grumbullim me Chelsea dhe Tuchel do te vendose. Por, 99% ai do te largohet serish, huazim ose shitje, kjo duhet vendosur.

Lajme të rëndësishme rreth merkatos kanë ardhur nga klubi anglez i West Ham. Siç raporton gazetari italian, Gianluca Di Marzio, West Ham kanë futur brenda radarit sulmuesin e Chelsea dhe kombëtares shqiptare.

Broja i cili ka luajtur si i huazuar nga Chelsea te Southampton për këtë sezon, duke shënuar 9 gola në 38 ndeshje dhe duke bërë një sezon të jashtëzakonshëm, është bërë tashmë objektivi kryesor në merkaton e tyre.

Nuk ka ende asnjë marrëveshje apo një aprovim nga ana e Chelsea, por drejtuesit e klubit të West Ham kanë nisur negociatat me klubin e Chelsea për një transferim të mundshëm. Çmimi i Brojës nga Chelsea mund të jetë rreth 25-30 milionë paund.

Faza e dyte e zbehte te Southampton ka bere qe shume skuadra te terhiqen nga gara dhe kane dyshime ne cilesite reale te shqiptarit, qe edhe me kombetaren nuk eshte se ka lene gjurme ne ndeshjet e fundit, perjashto golin me penallti ne sfiden ndaj Izraelit.

Armando #Broja, @ChelseaFC striker, is now first target for @WestHam. ⚒️🔵 #CFC #WHUFC

Negotiation ongoing over a £25/30milliom fee. 💰

Details here 👇https://t.co/bh5keQKxN2

— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) June 20, 2022