Vazhdon ecuria e mrekullueshme e Arsenalit dhe nuk ka te ndalur! Londra veriore “ngjyroset” me të kuqe pas triumfit të Arsenal ndaj Tottenham në derbi. kipi i Mikel Artetës fitoi me rezultatin 0-2 ndaj skuadrës së Antonio Contes, në një sfidë që e domnoi të gjithën.

Sfida u zhbllokua në minutën e 14’ pas një asisti të Lloris, ndërsa në 36’ Odegaard realizoi golin e dytë të Arsenal. Pjesa e dytë e sfidës ishte më e luftuar nga të dyja anët megjithatë ekipi i Arsenal mundi të mbante avantazhin dhe në fund fitoj me rezultatin 0-2.

Menjehere derbi i Londres mes Tottenham dhe Arsenal eshte hapur dhe goli ka ardhur per ekipin e Arteta edhe pse ishte dhurate e portierit Hugo Lloris. Nje gol-autogol ne fakt ky pasi portieri ka bere nje gafe te pafalshme…

Saka, i servirur në pozicion te bukur përgjatë krahut të djathtë, pasi kontrollon dhe, pasi ka mbërritur pranë kryqëzimit të krahut të shkurtër të zonës së penalltisë së kundërshtarit, kroson në qendër, me këmbën e djathtë, për shokët e tij.

GAFA E LLORIS – VIDEO

Topi i ngritur ne gjysmen e lartësisë nga numri 7 i Topçinjve u ndalua nga Lloris, i cili i pozicionuar për të mbuluar shtyllën e afërt pingule, në mënyrë sensacionale i mungoi kapja duke bërë që topi të përfundonte pas tij dhe duke shkaktuar autogol…

Portieri duket totalisht i befasuar, a thua se topi kishte qene sapun dhe i kishte rreshqitur nga duart. Arsenal feston me Saka dhe eshte ne avantazh ne derbin e Londres ndaj Tottenham te Antonio Conte.

Por, Arsenal ka vazhduar te shtyje dhe vetem shtylla i ka thene jo Thomas Partey me nje goditje super te forte silure nga hyrja e zones fluturimthi. Megjithate, mundi dhe deshira e Arsenalit eshte shperblyer me Odegaard qe ka gjetur golin e gjashte sezonal ne Premier me nje goditje nga jashte zone.

GOLI I ODEGAARD – VIDEO

TOTTENHAM (3-4-2-1): Lloris; Romero, Dier, Lenglet; Doherty, Sarr, Hojbjerg, Sessegnon; Kulusevski, Son; Kane. ARSENAL (4-3-3): Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Thomas Partey, Xhaka; Saka, Nketiah, Martinelli.