Gjashtë persona janë arrestuar në Podujevë, pesë nga ta meshkuj dhe një vajzë, raporton .

Ata dyshohet se janë rrahur për shkak të një mosmarrëveshje për një pronë.

Madje, disa prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve që u janë shkaktuar.

Me vendim të prokurorit pesë persona janë dërguar në mbajtje, derisa një është liruar.

Njoftimi i plotë nga Policia:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Podujevë 20.06.02022 – 15:25. Janë arrestuar gjashtë persona, një femër dhe pesë meshkuj kosovarë pasi  janë rrahur në mes vete lidhur me një çështje prone. Disa prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor pasi kishin lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa një është liruar.