Në Gjakovë është arrestuar një person, pasi që ka tentuar ta vras vëllain e tij për shkaqe pronësore.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se dje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që i njëjti për shkaqe pronësore ka shtënë me arme zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar –vëllait të tij.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, gjashtë gëzhoja te kalibrit 9×9 mm, dy karikatorë, 189 fishekë të kalibrit 9 mm.

Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.