Arsenal ka mundur 3-0 në transfertë skuadrën e Brentford dhe është kthyer në kreun e renditjes së kampionatit anglez.

BRENTFORD FC 0-1 ARSENAL FC

⚽ 17′ William Saliba (#AFC)pic.twitter.com/MDJDJ3E5gA

— All goals replay (@goalsreplayg) September 18, 2022

Skuadra e Mikel Arteta-s ka hipotekuar tri pikët që në pjesën e parë, të mbyllur në avantazh 2-0. Saliba ka zhbllokuar takimin në minutën e 17-të dhe Gabriel Jesus ka realizuar të dytin në të 28-ën.

GOLI I JESUS + ASISTI I XHAKES – VIDEO

Braziliani ka gjetur rrjetën me një goditje me kokë pasi ka marrë një asist të mrekullueshëm nga Granit Xhaka, i cili po shkëlqen gjithnjë dhe më shumë në këtë sezon.

Goli i tretë për londinezët ka ardhur në minutën e 49-të të pjesës së dytë dhe është realizuar nga portugezit Vieira, i cili ka tundur rrjetën me njën goditje të bukur nga jashtë zone.

BRENTFORD FC 0-3 ARSENAL FC

⚽ 49′ Fabio Vieira (#AFC)pic.twitter.com/NHLwC4tf1T

— All goals replay (@goalsreplayg) September 18, 2022

Me këtë fitore Arsenal-i ka parakaluar Manchester City-n dhe kryeson renditjen e Premier League me 18 pikë të grumbulluara pas 6 fitoreve dhe 1 humbjeje.