Skuadra e Arsenal po mendon për të ardhmen dhe në objektivat e “topçinjve” është mesfushori anglez Mason Mount, që luan me rivalet e Chelsea. Mesfushori 24-vjeçar ka një kontratë me “blues”, ndaj Arsenal po mendon ta afrojë në merkaton e verës, duke shfaqur interes.

Kjo ka bërë që Chelsea të nisë kundërsulmin, duke nisur bisedimet me Mount, për t’i rinovuar kontratën dhe ofruar një rrogë më të mirë. Sipas “The Guiardian”, mesfushori ende nuk ka vendosur për të ardhmen, pasi do të shohë se cila skuadër do t’i ofrojë më shumë.

Lojtari i kombëtares angleze ka shumë admirues, por interesimi që po tregon Arsenal e bën atë të rëndësishëm për “topçinjtë”, që kryesojnë Premier League. Mount është një nga titullarët e Chelsea, anëtar i kombëtares angleze, një nga yjet e mesfushës në Angli.