Hakan Calhanoglu nuk po arrin një marrëveshje me Milanin dhe largimin nga kjo skuadër këtë verë duket shumë i mundshëm që të ndodhë.

Nga ana tjetër interesimi për të nuk po mungon ku skuadra e fundit që ky hyrë në garë për të është Arsenal e cila po kërkon blerjen e tij.

Juventus dhe Galatasaray janë dy skuadrat tjera të interesuara për turkun i cili këtë verë do të jetë futbollist i lirë, raporton kështu MilanLive.