Java e 27-të e Premier League vazhdon sot me tri ndeshje të orës 15. Arsenal luan në fushën e Fulham-it, Manchester United pret në shtëpi Southampton dhe Aston Villa sfidon West Ham në Londër.
Përsa i takon ndeshjes së parë, skuadra e Arteta-s ka siguruar një avantazh prej dy golash falë realizimeve të Gabriel në minutën e 21-të dhe Martinelli-t në të 26-ën.
Në fundin e pjesës së parë, Topçinjtë kanë gjetur edhe golin e tretë dhe atë që duhet të ketë mbyllur ndeshjen. Ka qenë Odegaard që ka shënuar për miqtë dhe ka çuar shifrat në 3-0.
Rezultati i ndeshjes që po zhvillohet në Old Trafford është 0-0 pas 45 minutave të para. Skuadra e Ten Hag po luan me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të marrë nga Casemiro në minutën e 32-të.
KARTONI I KUQ I MARRE NGA CASEMIRO – VIDEO
Braziliani ka bërë një ndërhyrje të ashpër ndaj një kundërshtari dhe arbitri i ndeshjes e ka ndryshuar kartonin e verdhë në të kuq pasi ka parë imazhet e VAR.
Braziliani është lojtari i parë i Manchester United që merr dy kartonë të kuq në një sezon të Premier League që nga Nemanja Vidic në sezonin 2013/14.
Barazi, por me gola, pas pjesës së parë edhe në ndeshjen mes West Ham dhe Aston Villa-s. Kanë qenë miqtë që kanë kaluar në avantazh në minutën e 17-të me Watkins, ndërsa vendasit kanë barazuar me një penallti të Benhrama në të 26-ën.