Arsenali ka fituar mes spektaklit sfidën ndaj Man United me Nketia i cili ka realizuar golin e fitores në limit duke vulosur shifrat 3-2. Nje sfide emocionuese qe ka dhuruar pese gola dhe deri ne fund ka mbajtur gjithcka hapur…

Pjesa e pare – Marcus Rashford! Manchester United ben surprizen e pare ne Emirates Stadium dhe gjen golin e avantazhit per skuadren e Ten Hag. Arsenali qe e kishte nisur mjaft mire por qe ka gabuar me Thomas Partey, i cili ka falur top dhe pastaj eshte kaluar si birile nga sulmuesi i United qe ka leshuar nje te djathte nga distanca duke realizuar.

GOLI I RASHFORD – VIDEO

12 gola ne 15 ndeshjet e fundit per sulmuesin Marcus Rashford. Ne fakt, nje krahasim per te kuptuar behet me 11 golat e shenuar ne 55 ndeshjet me meparshme me Djajte e Kuq. Jane 9 gola ne 9 ndeshjet e fundit tani…

GOLI I NKETIAH – VIDEO

Por, megjithate, topcinjte kane reaguar mjaft bukur me Nketiah qe ka shenuar golin e gjashte kete sezon ne Premier pas nje asistimi te bukur te Granit Xhaka, qe ka dhene nje krosim per koken e sulmuesit.

Pjesa e dyte – Arsenali e ka nisur ne kerkim te golit dhe kane mjaftuar 50 minuta qe skuadra e Arteta te kaloje ne avantazh. Gabriel ka nisur aksonin dhe me pas ka vazhduar gjate mbajtja e topit me disa ndryshime krahu nga e djathta ne te majte.

Saka merr top, pason per Odegard qe fut per Xhaka por mbrojtesi Martinez largon ne goditje kendi. Pikerisht ne ate goditje kendi ka ardhur edhe goli pasi i eshte vjedhur top Eriksen, Arsenali ka ndertuar golin me nje goditje te bukur nga Saka nga jashte zone… goli i 7 ne Premier League.

GOLI I SAKA – VIDEO

Megjithate, Manchester United ka reaguar dhe tregon se nuk dorezohet lehte. Ka qene Lissandro Martinez ai qe ka gjetur golin e barazimit 2-2. Nje goditje kendi, top i hequr keq nga Ramsdale dhe Martinez me koke qe e ka shtyre ne rrjete me nje top si parabolë. Ishte goli i pare….

GOLI I MARTINEZ – VIDEO

Arsenal ka vazhduar te sulmoje dhe Saka i eshte afruar golit, ndersa edhe Manchester United ka qene gjithashtu i rrezikshem. Por, ne minuten e 90-te te ndeshjes, kur dukej se gjithcka po shkonte drejt barazimit, Nketiah ka gjetur golin e dyte personal dhe ate qe ka vulosur fitoren per “Topcinjte” (i ndodhur ne vendin e duhur ne momentin e duhur) qe nuk ndalen dhe vazhdojne drejt synimit per titullin…

GOLI I NKETIAH – VIDEO

Prag ndeshja – Arsenali i Mikel Artetës së shpejti do të masë ambiciet e tyre me provat e verteta. Manchester United mbërrin në Emirates, në një seri pozitive dhe të etur për t’iu përgjigjur suksesit të kushërinjve të Manchester Cityt. Këtu janë formacionet zyrtare:

Arsenal (4-3-3): Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Partey, Xhaka; Saka, Nketiah, Martinelli. Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Martinez, Shaw; Eriksen, McTominay; Antony, Bruno Fernandes, Rashford; Weghorst.

Mikpritësit po kalojnë një sezon magjik. Duke filluar me synimin – ose ndoshta shpresën e thjeshtë – për të arritur një vend në Top 4, djemtë e Mikel Artetës e kanë vendosur në masë dërrmuese emrin e tyre mes pretendentëve për titullin e kampionit të Anglisë.

Pas një fillimi të fortë në ligë, Topçinjtë kanë treguar se kanë vendosmërinë për të mbajtur standardet dhe ambiciet e tyre të larta, një qëndrim që shpërblen për momentin klubin e Londrës veriore.

Të dhëna mbresëlënëse, nëse mendon se vetëm një vit e gjysmë më parë, drejtuesit e klubit ishin një hap larg shkarkimit të Artetës, i parë nga shumica si fajtori kryesor për një fillim të vështirë të sezonit. Ndonjëherë, pothuajse gjithmonë, durimi shpërblehet.