Programi i sotëm i FA Cup u mbyll me ndeshjen Nottingham-Arsenal 1-0. Një humbje befasuese dhe turpëruese e Topçinjve.

Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar në minutën e 83-të nga Grabban.

Kujtojmë që Forest, një ekip historik anglez dhe që ka fituar edhe dy herë Champions League, luan aktualisht në Championship, kategoria e dytë angleze.

Më poshtë është përmbledhja e rezultateve të ditës:

Luton-Harrogate 4-0

Cardiff-Preston 1-1 (2-1 ne shtese)

Charlton-Norwich 0-1

Liverpool-Shrewsbury 4-1

Stoke City-Leyton Orient 2-0

Tottenham-Morecambe 3-1

West Ham-Leeds 2-0

Wolverhampton-Sheffield United 3-0

Nottingham-Arsenal 1-0