Ish-trajneri i Arsenal-it, Arsene Wenger, ka zbuluar në të kaluarën se nuk ka arritur të marrë Cristiano Ronaldo-n në 2004-ën, por portugezi nuk është i vetmi kampion që i ka shpëtuar nga duart francezit.

Një tjetër ka qenë N’Golo Kante, i cili është ofruar nga një mik i tiji, por Wenger e ka refuzuar. “Ishte një operacion i lehtë sepse luante në një klub të Parisit, Suresnes. Një nga miqtë e mia ishte drejtor sportiv dhe më tha ‘Arsena, të lutem, kam një lojtar të pabesueshëm, por në Francë nuk e do askush”.

E çuditshme por e vërtetë. Kështu, miku ka vendosur të bëjë me kokën e tij. “E ka futur në makinë dhe në fund një skuadër e kategorisë së tretë e ka blerë N’Golo Kante”.

Pjesa tjetër, siç thuhet, është histori. Madje, legjendë, me titullin e fituar në Premier League me Leicester, Botërorin si protagonist dhe Champions-in me Chelsea-n.

Këtë Wenger e di. “Ajo e Kante është një histori filmash”. Dhe nëse nuk do ta kishte refuzuar, edhe ish-trajneri do të kishte qenë pjesë e filmit…